Berisha: Rinia, kunder korrupsionit
Kryeministri Berisha zhvilloi dje ne Kryeministri nje takim perfaqesues te Parlamentit Rinor te Shqiperise. Gjate ketij takimi, grupi i parlamentit rinor shqiptar i shprehu Berishes vleresimin e mijera te rinjve nga te gjitha shkollat e mesme te vendit, per perkrahjen dhe kontributin qe ai ka dhene dhe jep per te rinjte shqiptare, permes nismave dhe reformave te qeverise se tij, si dhe permes mbeshtetjes reale. Ata e falenderuan Berishen per nismat e lidhura direkt me jeten dhe shkollimin e tyre, si matura shteterore, projektin e internetit neper shkolla dhe Shqiperine ne moshen digjitale, reforma kunder korrupsionit, te rinjte shqiptare ne nje Shqiperi ne NATO dhe drejt integrimit ne BE. Kryeministri Berisha bisedoi mbi problematiken dhe fushat e veprimtarise se te rinjve, duke theksuar se ne fushen e luftes kunder korrupsionit duhet dhe do te kete nje bashkepunim te ngushte mes strukturave qe luftojne korrupsionin dhe Parlamentit Rinor, roli i te cilit eshte shume i rendesishem dhe i fuqishem. Gjate bisedes, ai kerkoi ndihmen e te rinjve per t’i thene “Jo” ryshfetit dhe korrupsionit, ne perkrahje te merites dhe te vlerave te verteta qe do t’u japin te rinjte ne te ardhmen qe prinderit tyre deshirojne per ta. Gjate ketij takimi, grupi i parlamentit rinor shqiptar i shprehu Kryeministrit Berisha vleresimin dhe mirenjohjen e mijera te rinjve nga te gjitha shkollat e mesme te vendit, per perkrahjen dhe kontributin qe Kryeministri Berisha ka dhene dhe jep per te rinjte shqiptare permes nismave dhe reformave te qeverise se tij, si dhe permes mbeshtetjes reale qe Kryeministri tregon per aktivitetin dhe pjesemarrjen e te rinjve ne jeten dhe zhvillimin e vendit. Kryeministri Berisha i falenderoi te rinjte per viziten e tyre, ndersa tha se e ndiqte me vemendje dhe kujdes te vecante veprimtarine e tyre, duke qene progresi i te rinjve nje prioritet i tij dhe i qeverise se tij, sepse duke mbeshtetur te rinjte, mbeshtetet e ardhmja e vendit. Gjate ketij takimi, Kryeministri Berisha bisedoi hapur mbi problematiken dhe fushat e veprimtarise se te rinjve. Perfaqesuesit e Parlamentit Rinor te Shqiperise i dorezuan Kryeministrit dhuraten simbolike te Parlamentit Rinor, duke i shprehur edhe njehere gatishmerine per te bashkepunuar dhe per te dhene kontributin e tyre permes pjesemarrjes se te rinjve ne proceset e zhvillimit dhe integrimit te Shqiperise. Parlamenti Rinor Shqiptar eshte krijuar ne vitin 2000, nga UNICEF, dhe perbehet nga te rinj e te reja nga te gjitha shkollat e mesme te 12 prefekturave te vendit tone. Ai ka ne strukturen e tij 13 komisione, qe trajtojne problematika te ndryshme si, arsimi, lufta kunder korrupsionit, shendetesia, sipermarrja rinore dhe pjesemarrja rinore ne vendimmarrje, teknologjia online, sportet, barazia rinore, kultura etj. Fatjona Mejdini