Aviacioni me i pasigurte ne 2010-n

Fluturimi më avion është bërë më i pasigurtë në vitin 2010, pasi numri i të vrarëve u rrit në 817 persona ose pothuajse 70 më shumë se një vit më parë apo gati 300 më tepër se viti më i suksesshëm 2008.
26 aviona mallrash apo me pasagjerë u përplasën në të gjithë botën. Viti aktual nisi gjithashtu në mënyrë tragjike, pasi një avion iranian u rrëzua gjatë uljes në 9 janar, duke shkaktuar vdekjen e 71 pasagjerëve të tij.
Pavarësisht rritjes së lehtë, të udhëtosh me avion mbetet përsëri shumë më e sigurt se sa me mjetet e tjera. Vlerësohet se në aksidente rrugore në të gjithë botën, 1,2 milion persona kanë gjetur vdekjen.