E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rice: Zgjidhja e çështjes së Palestinës e vështirë për këtë vit

Uashington (start)Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice deklaroi sot se zgjedhjet aktuale në Izrael mund të vështirësojë arritjen e një marrëveshje paqeje izraelito-palestineze deri në fund të këtij viti. Rice theksoi se zgjedhjet elektorale në Izrael, të parashikuara për në 10 shkurt, nënkuptonin se në këto momente do të ishte shumë e vështirë arritja e një marrëveshje.

"Pa dyshim, fakti që Izraeli ndodhet në prag të zgjedhjeve përbën një peshë të rëndë dhe një sforcim për çdo qeveri për përballimin e kësaj situate dhe zgjidhjen e thelbit të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve, konflikt që ka zgjatur për 40 vjet", u shpreh ajo para gazetarëve para se të nisej drejt Lindjes së Mesme për bisedime me të dyja palët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›