E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhen "artistët emergjentë"

Galeria e Arteve ka bërë të ditur dje fituesit e projektit të shpallur gati një muaj më parë "Artistët emergjentë".
Një komision i përbërë nga Fatjon Dragoshi - drejtor i Artit dhe Letrave në MTKRS, Rubens Shima, drejtor i GKA-së dhe Merita Torçila, specialiste e artit në MTKRS ka vendosur që artistët fitues të jenë Genti Gjokola, Alban Hajdinaj, Ermir Hoxha, Idlir Koka, Genti Korini. Personat e përzgjedhur do të atashohen pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe do të jenë pjesë e grupeve të punës për të asistuar në projektet edhe aktivitetet e Kalendarit Zyrtar të GKA-së për vitin 2008, në konceptimin e linjave muzeale dhe pjesë e redaksisë së publikimeve dhe botimeve të saj. Periudha e këtij atashimi do të jetë 5(pesë) muaj. Ky projekt financohet tërësisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pesë emrat e përzgjedhur janë emra të njohur në artin bashkëkohor të këtyre viteve të fundit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›