Banorëve "u ofrohet" punë
Banorët mblidhen sërish të gjithë në dhomën e ndenjjes për të dëgjuar komunikimin që bën Arbri. Kësaj radhe atyre do t‘u jepet një ofertë pune. Kjo është një mundësi që u ofrohet dy prej banorëve të "Big Brother" për të pasuar një përvojë profesionale jashtë Shqipërisë për tre muaj. Kompania në fjalë e bën prezantimin e saj nëpërmjet ekranit që banorët kanë në shtëpi. Pas prezantimit të kompanisë, banorëve do t‘u duhet të plotësojnë CV-në e tyre dhe se çfarë do të dëshironin të punësoheshin jashtë shtetit.
Arbri shpjegon se ky është një specializim, por do të paguhen me rrogë për punën që do të bëjnë. Pjesa më e vështirë është plotësimi i CV-së. Arbri mundohet të mësojë Najadën se si bëhet një letër motivimi, ndërsa Poli e ngacmon dhe i thotë se do të zgjedhë të bëhet pilot. Banorët përpiqen të plotësojnë në mënyrë korrekte CV-në e tyre.
Astriti kundër Najadës
Si gjithmonë, shakatë e Olsit dhe Najadës janë të pamëshirshme ndaj Astritit. Najada i lexon Astritit formularin që ka plotësuar sipas porosisë së "Big Brother" për punësim.
Astriti ka shkruar te vendi i adresës rruga "Kllojkë" dhe Najada nis e përqesh, duke u mbështetur nga Olsi dhe Poli. Ata lexojnë pothuaj gjithçka që ka shkruar ai, kur përshkruan veten. Në përshkrimin për veten Astriti ka shkruar: "Jam një njeri që e bëj punën me pasion dhe kam marrëdhënie shumë të mira me klientët e mi". Ata vazhdojnë të qeshin, për shkak të naivitetit të Astritit e meqë asgjë nuk e marrin seriozisht, qeshin pa të keq. Por kjo gjë Astritit nuk i pëlqen.
Kur ai nxehet seriozisht, Olsi dhe Poli heshtin dhe nuk qeshin më. Por vetëm konflikti me Najadën vazhdon me tone të ashpra.
Astriti i thotë se ajo nuk e ka haberin se nga bie etika, sidomos kur vjen puna te shakatë që bën, duke i përmendur një batutë që i ka bërë Olsit (Kollaren në burg ke mësuar ta lidhësh?).
Najada i thotë se ai nuk ka të drejtë ta ndalojë të qeshë dhe se Titi nuk merr vesh nga shakatë edhe se merr kot. Ajo i thotë gjithashtu se ai mund t‘ia thotë ankesat personale që ka ndaj saj, por mos të përfshijë marrëdhënien që ka me Olsin, Polin ose Arbrin.
Si përfundim, edhe Najada nxehet me faktin që Astriti nxehet. Debati vazhdon mes të dyve, ndërsa Olsi dhe Poli nuk flasin.
Nervat dhe toni i lartë i zërit bie ngadalë dhe të gjithë rrinë në qetësi, derisa Olsi thotë se tani bëjnë mirë të rrinë në qetësi dhe të mos flasin. Astriti i thotë se ata nuk kishin të drejtë të talleshin me të, pasi nuk kishte asgjë për të qeshur me mënyrën se si e kishte plotësuar formularin e tij. Ai vazhdon të këmbëngulë se në vendin e adresës nuk mund të shkruante tjetër gjë veç asaj që kishte shkruar.
Pas zënies
Në kopsht mbeten vetëm Olsi, Najada dhe Poli, ndërsa Astriti ka shkuar të flejë. Arbri është ende duke shkruar të dhënat në formularin e tij. Ata vendosin të flenë shpejt, pa e zgjatur.
Adresa: Rr. "Kllojkë"
Nga gjumi i tepërt, vajza e vetme në shtëpinë e "Big Brother" thotë se ndihet e këputur, por që bën edhe shumë vapë. Najada ndeshet me Astritin, i cili i tregon për planin e fasuleve dhe ajo e anashkalon si bisedë, duke u përgjigjur se nuk ndihet shumë energjike.
Pasi ulet nën hije vetëm me Polin, ata nisin e diskutojnë për zënien e djeshme. Najada i tregon atij se Astriti e acaroi kur i tha "mos më çaj trapin", - dhe sigurisht sepse të gjithë shakanë e saj e mori aq seriozisht, sa ishte gati të prishte të gjithë marrëdhënien me Najadën.
Poli i thotë se Astriti u nxeh shumë dhe se këtë duket ta ketë karakteristikë të vetën edhe jashtë shtëpisë. Ai i thotë se nëse të gjitha batutat do t‘i merrte edhe ai seriozisht, do të duhej të bënte fjalë me këdo. Ai mendon se sjellja e Astritit ishte prej fëmije.
Najada thotë se Astriti është njeri shumë i mirë, ama kur ai nis edhe shan ose ofendon, edhe asaj i vjen po aq inat, dhe do t‘ia kthejë me të njëjtën monedhë.
Asaj i erdhi gjithashtu inat kur Astriti donte të përfshinte edhe Olsin në debatin e tyre.
Gjithsesi, Najada me Polin nisin e qeshin përsëri me atë që kishte shkruar Astriti në formularin e punësimit. "Adresa: Rr. ‘Kllojkë‘"
Olsi kundër Polit
Janë nervat e çastit apo vapa, por Olsi me Polin i kalojnë përmasat e një debati, ata gati zihen. Kjo për disa gjëra që lidhen me pastërtinë dhe rregullin në shtëpi. Olsi e ka kaluar të gjithë mëngjesin duke pastruar sa kuzhinën, sa kopshtin. Kështu, sipas tij Poli është zgjuar, ka ngrënë dhe e ka lënë pjatën e tij aty, pa pikën e kujdesit.
Olsi ndihet i pavlerësuar në të gjithë punën që ka bërë, jo nga fjalët, por nga gjestet.
Problemi është se fjalët që zgjedh ai për t‘ia thënë Polit se çfarë po e bezdis, për Polin janë ironike dhe ofenduese.
Kështu, plas sherri.
Ata të dy nuk lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit dhe në fund bien në heshtje, ende të mërzitur.
Poli i shpjegon Astritit
Poli e merr Astritin afër për t‘i thënë se ai e kishte plotësuar gabim formularin, duke i përmendur adresën që kishte vënë. Poli i thotë se nëse ai donte të vinte adresën e saktë, duhet të kishte vënë emrin e rrugës, numrin e shtëpisë dhe pastaj vendin ku jeton që është Kllojkë. Ai i thotë se në rastin që rruga nuk ka një emër, ai duhet t‘i ishte afruar me përafërsi vendndodhjes.
Astriti i thotë se aty të gjithë e njohin dhe se nuk ka nevojë për emrin e rrugës.