E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, kapen 10 klandestinë afganë

Dhjetë klandestinë afganë janë kapur në doganën e Kapshticës nga policia e Korçës. Klandestinët ishin fshehur në një maune e cila transportonte materiale alumini. Sipas të dhënave,maunia vinte nga shteti fqinj, Greqi dhe destinacioni i saj ishte Mali i Zi. Klandestinët akuzohen për kalim ilegal kufiri. Dhjetë klandestinët janë dërguar në policinë e Korçës ku po merren në pyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›