E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,arrestohet i shumëkërkuari Afrim Keçi

I shumëkërkuari nga drejtësia italiane,i 37 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës. Ai akuzohet nga drejtësia italiane për trafik droge. Burime policore bëjnë të ditur se Keçi u arrestua në një lokal afër qendrës së Tiranës.Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Pizës e ka dënuar me 14 vjet e gjashtë muaj burg për veprat penale të "trafikimit të lëndëve narkotike" dhe "favorizim e shfrytëzim prostitucioni" si dhe pjesëmarrje në organizime kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›