Korçë, kërcënohet me jete shefi i klubit sportiv të Bilishtit
Është kërcënuar me jetë shefi i klubit sportiv të Bilishtit, Kosta Skoti. Ky i fundit ka bërë denoncimin pranë rajonit të policisë së Korçës, ku tha se ishte kërcënuar me jetë. Sipas tij ka qenë ish-presidentin i këtij klubi i cili e ka kërcënuar.
KORÇE- Kërcënohet me jete shefi i klubit sportiv të Bilishtit në Korçë, Kosta Skoti. Lajmin e ka bërë të ditur policia e qytetit të Korçës, e cila ka pohuar se ka qenë vetë Kosta Skoti i cili ka bërë denoncimin pranë rajonit të policisë, ku është shprehur se është kërcënuar me jetë. Sipas Skotit mendohet se kërcënimi është bërë për shkak të vendimit të FSHF-se, vendim i cili njohu Spartak Merakun si president të klubit sportiv të Bilishtit. Kosta Skoti, ka denoncuar ish-presidentin e këtij klubi Gëzim Xhaci, pasi ky i fundit ishte kundër vendimit të FSHF-së. “Xhaci më kërcënoi me jetë” ka thënë Kosta Skoti shefi i klubit sportiv të Bilishtit në rajonin e policisë. (a.r/balkanweb)