Zgjidhen kryesuesi dhe drejtorët e Prishtinës

Sami Hamiti është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, me votat e 39 këshilltarëve, kurse 12 ishin kundër.
Në seancën e sotme, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka emëruar edhe nënkryetarin e Komunës, Avdulla Hoti, si dhe shpalli emrat e drejtorëve që do të udhëheqin 11 drejtoritë komunale.
Hamiti, i cili është propozuar nga grupi kryesor parlamentar, ai i LDK-së, nuk është përkrahur nga PDK-ja opozitare. Sidoqoftë, Hamiti ka premtuar se do të bashkëpunojë më të gjithë. “Besoj se në periudhën sa do të jem kryesues do të kemi bashkëpunim të gusht me të gjithë. Nga ana ime do të jetë dera e hapur për të gjithë dhe besoj se kemi me bërë një punë të mirë në bashkëpunim”, theksoi Hamiti.
Sipas kompetencave që ka, kryetari i rizgjedhur Isa Mustafa ka shtuar numrin e drejtorive në 11 dhe ka emëruar drejtorët e tyre.
Drejtorinë për Administratë do ta drejtojë Halim Haliti;
Drejtorinë për Urbanizëm - Luljeta Sokoli;
Drejtorinë e Arsimit - Remzi Salihu;
Drejtorinë e Ekonomisë dhe të Zhvillimit Lokal - Agim Dibrani;
Drejtorinë për Financa dhe Pronë - Xhelil Bekteshi;
Drejtorinë për Shëndetësi - Nazane Breca;
Drejtorinë për Infrastrukturë Lokale - Ridvan Shahini;
Drejtorinë për Shërbime Publike - Agim Gashi;
Drejtorinë e Sportit - Vlora Dumoshi;
Drejtorinë për Kadastër - Shyqeri Spahiu dhe
Drejtorinë për Inspeksion - Qazim Çunaku.