Vetëvaret në pemën e shtëpisë 66-vjeçari

Durrës, 28 janar
NOA - Do shkoj të shoh shtëpinë e vjetër dhe do të kthehem sërish. Kështu u është
drejtuar familjarëve të tij, 66-vjeçari A.V, i cili nuk është kthyer ë i gjallë
në banesën e tij.
Duket se i
moshuari kishte vendosur të vetëvritej, akt të cilit kishte menduar ta kryente
larg syve të familjarëve të tij.
Gjithçka ndodhi
dje në fshatin Botinak të Komunës Maminas në Durrës kur 66-vjeçari është gjetur
i varur në një pemë në oborrin e banesës së tij të vjetër.
Burime nga policia
thanë për agjencinë e lajmeve NOA se mëngjesin e djeshëm i moshuari është nisur
të shkojë tek shtëpia e vjetër në fshatin Bodinak dhe më pas nuk iu është përgjigjur
në telefon familjarëve të tij të cilët e kanë gjetur atë më pas të varur në
oborrin e kësaj banese.
Ka qenë e kotë ndërhyrja
për ti dhënë ndihmën e para pasi A.V., kishte ndërruar jetë.
Policia mori në
pyetje familjarët e të ndjerit të cilët thanë se ai prej disa kohësh vuante nga
depresioni nervor.
k.k/NOA