E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, arrestohen kosovari, tentoi të shkonte në Itali me pasaportë false

Durrës, 28 janar
NOA Një 24-vjeçar është arrestuar dje nga policia pasi tentoi të kalonte
kufirin me dokumente false.

Visar Tavrlani, 24-vjeç,
lindur në Kievë e banues në Pejë të Kosovës, është kapur dje në flagrancë nga shërbimet
e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë Port Durrës, duke tentuar të udhëtojë
në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari,
me pasaportën kosovare në emër të tij, në faqen 5 të së cilës ndodhej një vizë
sllovene e cila dyshohet të jetë e falsifikuar në datën e saj të vlefshmërisë.

Policia kreu
sekuestrimin në cilësinë e provës materiale dokumentin e falsifikuar si dhe kreu
veprimet e nevojshme proceduriale.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›