Konflikti, vjehrra plagos dhëndrin me thikë
Konflikti me dhëndrin e ka çuar një 48-vjeçare deri në përdorimin e thikës. Bukurie Bajramaj, banuese në Vlorë, e ka goditur dhëndrin e saj, S.R., 31 vjeç, dy herë me thikë pas një grindjeje që ata kanë pasur dhe është larguar menjëherë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës, një ditë më parë.
Policia ka mbërritur menjëherë pas sinjalizimeve dhe ka arritur të kapë autoren e plagosjes, vetëm disa minuta pas ngjarjes. 31-vjeçari është dërguar në spitalin e Vlorës, ndërsa në cilësinë e provës materiale, gruas i është sekuestruar edhe thika me të cilën ka kryer plagosjen.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprën penale Vrasje me dashje e mbetur në tentative.