Tentoi të vriste kapet pas një muaji autori
Tiranë-Është arrestuar sot në Tiranë një durrsak që tentoi të vriste një person afro një muaj më parë. Policia e Durrësit preu urdhër-arrestimin më 27 nëntor për Ilir Kokalarin. Ai akuzohet për veprën penale “tentativë për vrasje”, pasi pas një sherri tentoi të qëllojë me armë një person me të cilin debatonte. Ka ndërhrë policia që e ka sheshuar sherrin, por në moment që po largohej ai është ka shkrehur armën.
Pas një pune intensive është arritur të zbulimin e vend qendrimit të tij dhe më pas arrestimin. 34-vjeçari kokalari, banues në lagjen nr.3 në Durrës u kap në Tiranë. Prokuroria me urdhërin e saj të ndalimit të datës 4 nëntor e ka shpalluar person në kërkim. Që pas asaj dite ai ka jetuar duke u fshehur në vende të ndryshme deri sa policia e përcaktoi vëndin ku ndodhej. Pas kësaj Seksioni i Krimeve Kunder Personit në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë së Policisë Tirane bënë të mundur kapjen e tij.