E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhet pasuesi, Al Zauahiri, kreu i ri i Al Kaedës

Ashtu siç pritej, kreu i krahut egjiptian të lëvizjes Al Kaeda, Ayman al Zauahiri, u emërua nga rrjeti terrorist si pasuesi i Osama bin Ladenit, simbolit dhe themeluesit të kësaj lëvizjeje, i cili u vra më 2 maj nga trupat speciale amerikane në Abutabad të Pakistanit. Përmes një komunikate të publikuar në faqen e tyre të internetit, shtabi i përgjithshëm i Al Kaedës njoftoi emërimin liderit të ri. Sheiku Ayman al Zauahiri, e udhëheqtë Zoti, mori përgjegjësinë si emiri i grupit, thuhet në deklaratë. Al Zauahiri ka qenë krahu i djathtë i Osama bin Ladenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›