E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhja, Montobio: Të gjendet në Kuvend

Ambasadori spanjoll, Emanuel Montobio, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës në BE, kërkon zgjidhje të ngërçit politik brenda institucionit të Parlamentit dhe transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit të bëhet mbi baza kushtetuese. Z. Montobio iu rikthye dje sërish situatës politike në vend, ndërsa i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës të zbatojnë rekomandimet e raportit të BE-së. Sipas Montobios, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës në BE, ngërçi politik ka kosto për Shqipërinë dhe përgjegjësit e vetëm janë pozita dhe opozita. Ngërçi politik ka kosto për Shqipërinë. Përgjegjësit e krizës politike janë pozitë-opozita dhe si të tillë duhet të gjejnë zgjidhje. Montobio deklaroi se vendi për dialog mes tyre është Parlamenti, ndërsa theksoi: Zgjidhja e krizës është tek respekti për Kushtetutën, për transparencën. Ambasadori spanjoll i ka bërë thirrje edhe një herë klasës politike, të mos qëndrojë indiferente ndaj raportit të fundit të BE-së, por të ndjekë rekomandimet që ai jep. Montobio tha më tej: Sfidë nuk është të futesh në Evropë, por të bëhesh si Evropa, - duke treguar edhe një herë se Shqipëria nuk e ka arritur pjekurinë e duhur politike. - Kur të shohim pjekuri, do tju urojmë me fakte, - u shpreh ambasadori spanjoll në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›