Zgjohet drama shqipe, shpallet konkursi

“Konkursi i drames shqipe ka per qellim te sjelle drama te reja qe trajtojne temen pertej kufijve. Vepra nuk duhet te jete e botuar apo te jete vene ne skene dhe jo me pak se pese personazhe. Gjithashtu, vepra do te perkthehet ne anglisht per t’u shqyrtuar nga juria ne fund te shkurtit”, deklaron Christis Papker, regjisor austriak dhe njekohesisht koordinator i ketij konkursi.
I vetedijshem per mungesen e drames shqipe, drejtori i TK, Kristaq Skrami shprehet optimist pasi ky konkurs mund te sjelle autore te mbetur ne hije gjate ketyre viteve.
“Eshte nje ndihmese per Shqiperine, per te thyer barrierat dhe kufijte e deritanishem”, pohon Skrami.
Fituesi i ketij konkursi do te perfitoje 3.500 euro, ndersa vepra e tij do te perkthehet ne gjuhen gjermane dhe do te botohet ne 11 mije kopje, per t’u ngjitur me pas ne skenat e huaja, nje ballafaqim i artit shqiptar me ate europian.