E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjohet vullkani në Filipine, detyron 20 mijë vetë të evakuohen

Manila, 15 dhjetor NOA - Rreth 20 mijë banorë  filipinas janë detyruar të evakuohen në provincën Albaj, pasi vullkani Majon u rizgjuar duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Autoritetet ngritën sot në mëngjes shkallën e rrezikut, pasi nga vullkani i lartë 2 460 metra, filloi të dalë llavë dhe hi i zjarrtë.

Vullkani arriti dy shkallë para erupsionit kryesor dhe kjo e vendos këtë lokalitet në gjendje të rrezikut të katastrofës, tha Xho Salceda, guvernator i provincës Albaj, 340 kilometra në juglindje të Manilës.

Ai shtoi se do të mundësojë shfrytëzim më të lehtë dhe më të shpejtë të ndihmës së shpejtë, duke ndërmarrë evakuimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›