Brown: Dështimi i çështjes së klimës do të ishte shkatërruese për ekonominë
Lideri britanik Brown, i cili arriti në kryeqytetin danez dy ditë përpara afatit për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje, tha se kaosi i shkaktuar nga ngrohja e pakontrolluar globale do t'i kushtonte vendit deri në një të pestën e të ardhurave të saj kombëtare.
""Ka shumë mundësi që ne të mos arrijmë një marrëveshje, por gjithashtu ka mundësi të ndodhë edhe e kundërta. Besoj se me bisedimet që pata me presidentin Obama, me kancelaren Merkel, Presidentin Sarkozi dhe me shumë të tjerë do të mund ta gjejmë rrugën e zgjidhjes. Jemi 192 vende që kemi ardhur këtu për të arritur një marrëveshje dhe do ishte në të mirë të botës nëse kjo do të arrihej"-tha Brown për gazetarët pas takimit me homologun e tij australian Kevin Rudd.
"Pa veprim urgjent për të luftuar ngrohjen globale, temperaturat në rritje do të shkaktojnë thatësira, përmbytje të mëdha, mungesë ushqimit dhe migracionit të shumtë", shtoi Brown.
Brown citoi gjithashtu se arritja e marrëveshjes do të krijonte qindra e mijëra vende pune në Britani çka do të ndihmonte rimëkëmbjen ekonomike.
Brown ka kërkuar që të ketë një rol udhëheqës në bisedimet e Kopenhagenit. Qeveria e tij e sheh industrinë e gjelbërt si pjesë të rëndësishme të rimëkëbjes së ekonomisë.