E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zhduken" pikturat e Vangjush Mios, vetem nje pikture 30 mije euro Izaura Ndoj

Skandalet mbi zhdukjen e veprave te artit ne Shqiperi nuk kane te ndalur. Plot 60 vepra arti jane "grabitur" nga Galeria e Arteve ne qytetin e Korces. Dyshohet se, 30 prej veprave te artit te zhdukura jane punet e piktorit te Popullit, Vangjush Mio. Gjate inventarizimit te fondit te galerise nga nje grup pune i ngritur nga ky institucion, per shkak te ndryshimit te pergjegjesit, qe administronte galerine, eshte konstatuar mungesa e disa pikturave te autoreve korcare, ku dyshohet se nje pjese e tyre, i perkasin krijimtarise se mjeshtrit te madh te penelit Vangjush Mio. Drejtori i Galerise se Arteve, Vladimir Topi, edhe pse nuk ka pohuar numrin e sakte te pikturave qe rezultojne te zhdukura nga fondi i galerise, sepse, sipas tij, procesi i verifikimit ende nuk ka perfunduar, ka pranuar se nder pikturat qe mungojne, jane edhe punimet e Mios. Sipas tij, pergjegjesi, i cili ka administruar gjate dhjete viteve te fundit Galerine e Arteve, pasi eshte larguar, nuk ka pranuar te beje inventarizimin e pikturave qe ndodhen ne fondin e galerise, cfare ka detyruar drejtorine e ketij institucioni te ngreje nje grup pune per te bere verifikimet perkatese, nga te cilat deri tani ka rezultuar se mungojne disa vepra te autoreve te njohur korcare, por edhe punime te Vangjush Mios. Drejtori i galerise "Guri Madhi" tregon se, inventari i fundit eshte bere ne janar te vitit 2011, ku nuk kane rezultuar mungesa ne numrin e pergjithshem te pikturave qe ruhen ne kete galeri.

Reagimi

Menjehere, pas kesaj situate alarmante pergjegjesi i sapo larguar, piktori Sotiraq Xega, i cili ka administruar galerine gjate dhjete viteve te fundit, ka pohuar per mediat se nuk eshte ne dijeni te zhdukjes se pikturave nga fondi i Galerise dhe sipas tij ai gjate ketyre viteve eshte kujdesur per fondin e veprave te galerise ne menyre vullnetare pa pasur asnjehere nje inventar, ku te pasqyrohet numri i sakte i veprave te Galerise "Guri Madhi". "Une nuk kam dijeni per kete gje. Une nuk kam mbajtur inventar!", shprehet ai i revoltuar.

Hetimet

Nga ana tjeter, policia ka nisur hetimet per rastin, pasi behet fjale per vepra me nje vlere te madhe, ku vetem nje pikture e Mios, sipas specialisteve kushton nga 10 deri ne 30 mije dollare. Policia e Korces eshte duke kryer verifikimet perkatese ne ambientet e galerise se arteve, por deri tani nuk jane konstatuar shenja qe te tregojne thyerje apo demtime te tjera te tyre, ndersa hetimet per veprat e zhdukura pritet te fillojne pasi grupi i punes te kete perfunduar inventarizimin e plote te fondit te galerise. Fondi i galerise se arteve "Guri Madhi" perbehej me teper se 800 punime ne pikture dhe skulpture, ku rreth 60 vepra jane te piktorit te popullit Vangjush Mio.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›