Bashkia: Nuk do te kete rritje te cmimit te biletave
Kerkesa e Shoqates se Transportit Publik drejtuar Bashkise se Tiranes per rritje te cmimit te biletes nga 30 ne 50 deri 70 leke, nuk ka gjetur asnje mbeshtetje nga Bashkia e Tiranes dhe as nga opozita ne Keshillin Bashkiak.
Nereida Hoxha, drejtore e Transportit ne bashkine Tirane, deklaroi dje se "bashkia nuk ka ndermarre asnje hap dhe nuk ka bere asnje propozim per rritjen e cmimit te biletave". Deklarata e znj. Hoxha erdhi si pergjgije jo vetem ndaj kerkeses se kompanive qe ofrojne sherbimin urbane ne Tirane por edhe si reagi9m ndaj opozites socialiste.Keshilltaret socialiste ne bashki iu bene thirrje dje drejtuesve te bashkise te tregojne kujdes, pasi rritja e cmimit te biletes do te rendoje xhepat e qytetareve, aq me teper kur po perballen me krizen ekonomike. "Ne si keshilltare te opozites kerkojme qe Bashkia e Tiranes te shprehet ne lidhje me kete tentative qe do te rendoje drejtperdrejt ne xhepat e qytetareve", tha kreu i keshilltareve te opozites ne Bashki, Aldrin Dalipi. Cdo veprim qe bie ndesh me interesin qytetar, - vijoi ai, - do te marre si pergjigje kundershtimin tone te plote dhe mospranimin e nismave qe jane ne dem te komunitetit te kryeqytetit. Sipas z.Dalipi, nje rritje e cmimit te biletave eshte e paperballueshme dhe do te ndikonte ne veshtiresi edhe me te medha, ne jetesen e perditshme te qytetareve te thjeshte e te kategorive qe sot jane ne gjendjen e varferise se skajshme. Lidhur me kete deklarate, reagimi nga bashkia dhe nga drejtoresha e Transportit, Nereida Hoxha, ishte i prere: "Deklarata e z.Dalipi eshte e pavend dhe e parakohshme".