Antalia, vijojnë të mbeten të bllokuar 70 pasagjerët shqiptar
ANTALIA- Vazhdojnë të mbeten të bllokuar në aeroportin e Antalias që prej orës 15:00 te dites se djeshme 70 shqiptarë qe duhet te fluturonin drejt Tiranës me avionin linjes AlbaniAairlines.
Pasagjerëve i’u tha që fluturimi do të kryhej dje për në orën 22:00 të natës, por dhe kjo duket se nuk është realizuar. Të kontaktuar nga NEWS24 disa pasagjerë thanë se kanë pritur në aeroport deri në orën 4:00 të mëngjesit dhe më pas ata janë cuar të kalojnë disa orë në një prej hoteleve pranë aeroportit.
Mes pasagjerëve ka shumë fëmijë dhe të moshuar, të cilët po përballen me veshtirësi pas gjithë këtyre sorrollatjeve.
Pasagjerët mbetën të paqartë për arsyet e anullimit të fluturimit një ditë më parë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e shoqerisë tek e cila janë kontraktuar dhe kanë prerë biletat.
Ata mbeten me shpresë të kthehen në Tiranë sot në orën 16:00.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)