Avokati i Popullit marrëveshje për integrimin e jetimëve

Marrëveshja konsiston në disa pika, si ndërmarrja e nismave të përbashkëta për propozime në kuadër të përmirësimit dhe ndryshimit të legjislacionit me fokus: Jetimët, si grup social i synuar, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventat e ratifikuara nga shteti Shqiptar në fushën e të drejtave te fëmijëve jetimë dhe pa kujdesin prindëror, të të rinjve jetimë, dhe të të Drejtave të Njeriut në tërësi.
Gjithashtu, pjesë e marrëveshjes është edhe referimi i rasteve konkrete, sipas nevojave të ankuesit, përfshirë edhe referimin e rasteve të ndërsjellët midis Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe institucionit të Avokatit të Popullit. Marrja e iniciativave të përbashkëta për adresimin, referimin dhe zgjidhjen e rasteve konkrete, pranë autoriteteve shtetërore përgjegjëse, Gjykatës Kushtetuese, si dhe organeve përkatëse ndërkombëtare, është një tjetër pikë e marrëveshjes.
Ndërkohë që në marrëveshje përfshihet edhe angazhimi i Institutit për të informuar Avokatin e Popullit për çështjet dhe problematikat, si dhe përgjithësimet e dala nga raportet monitoruese, në lidhje me çështjet e veprimeve dhe mosveprimeve të administratës publike në respekt të ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare që trajtojnë dhe u vijnë në ndihmë shtresës së jetimëve, si edhe shkëmbimi i rregullt i informacionit nëpërmjet organizimit të takimeve periodike, shkëmbimit të informacionit, vizitave të përbashkëta në terren, njoftimeve reciproke për raste të ndryshme që kanë nevojë për ndërhyrje dhe mbështetje.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, u shpreh se "Avokati i Popullit dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë me anë të kësaj marrëveshje bashkëpunojnë për të siguruar respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve jetimë në Shqipëri". Pas firmosjes së marrëveshjes z.Çumani u shpreh se institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë një partner shumë serioz për të kontribuar në mbrojtjen e interesave të fëmijëve jetimë shqiptarë. /Start/
2012-08-07 13:33