Shqipëria ekipe mjekësore për refugjatët sirianë

Shqipëria do të dërgojë ekipe mjekësh për t’iu ardhur në ndihmë refugjatëve, kampet e të cilëve janë përfshirë nga përmbytjet ditët e fundit.
“Ministria e Shëndetësisë të formojë ekipe mjekësore dhe t’u ofrojmë ndihmën mjekësore këtyre refugjatëve, të dërgojmë ekipe mjekësh, kirurgësh, deri në hapjen e një spitali fushor dhe të ofrojmë ndihmën tonë', tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Berisha vlerësoi vendimin e kryeministrit sirian, i cili dje denoncoi regjimin gjakësor të Asadit dhe u bashkua me forcat opozitare. “Ky është një zhvillim mjaft i rëndësishëm dhe i rëndë në kështjellën e këtij diktatori që i ka ditët e numëruara. Asad kryen çdo ditë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit sirian", tha Berisha. Kryeministri apeloi për ndërhyrje të komuniteti ndërkombëtar
. "Është e dhimbshme kur sheh se nuk po ndërhyhet, nuk po merren ato vendime që u ndërmorën për qytetarët e Bosnjës. Është e dhimbshme që nuk po ndërmerren ato vendime me të cilat u shpëtuan shqiptarët e Kosovës nga barbaritë e Sadamit të Ballkanit, nuk po ndërmerren ato vendime që shpëtuan qindra mijëra jetë në Libi. Kjo për faktin se Rusia po bllokon Këshillin e Sigurimit", u shpreh Berisha. Sipas kreut të qeverisë, "gjendja në kampin opozitar sirian ka një vendosmëri absolute për të shembur këtë regjim mizor". Kryeministri i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë të gjitha vendimet dhe t'i japë përgjigjen e merituar këtij kasapi./Start/
2012-08-07 12:47