Dy në pranga për përdhunim
Dy persona arrestohen në flagrancë nga policia, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, me një të mitur. Sipas policisë, shtetasit Eriol dhe Hysen Laçi nga qyteti i Peshkopisë kanë rrëmbyer para tri ditësh shtetasen me inicialet S.D. dhe kanë kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Këta dy persona janë arrestuar dje pas denoncimit nga familjarët e të miturës.