Presidenti i KE, Barroso propozon plan shpëtimi për krizen ekonomike në Europë
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso u kërkoi sot drejtuesve të BE-së të pranonin gjatë samitit të tyre një plan shpëtimi prej 1,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) evropian që arrin shifrën e 200 miliardë eurove, ndërkohë që kjo çështje po zvarritet.
“Do të insistoj lidhur me këtë çështje, mbi faktin se ky plan që ka objektiv 1,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto evropian të pranohet gjatë samitit të BE-së”, nënvizoi Barroso në një konference shtypi para samitit që është parashikuar të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.
“E kuptoj shumë mirë komentin e atyre që provuan të jenë më të matur”' “Plani evropian për të qënë sa më i besueshëm duhet të ketë një objektiv të shifruar dhe 1,5 për qind e PBB nuk është matematikisht i saktësuar”, shtoi ai.
Sipas tij eshte nje situatë ekonomike shumë e rënduar për të cilën duhet reaguar.
Në samitin e Brukselit, BE-ja duhet të thotë fjalën e fundit për këtë plan rimëkëmbjeje duke marrë parasysh se ky plan do të na ndihmojë për t'i bërë ballë uljes ekonomike.
“Ne do të arrijmë një kompromis pasi nuk kam asnjë dyshim për qëndrimin e kancelares Angela Merkel për të dhënë kontributin e saj për t'i bërë ballë rënies ekonomike”, u shpreh Barroso. “Plani ynë do të jetë një platformë solide”.