Zhduket vajza 17-vjecare

Policia thotë se ende nuk ka një pistë të qartë nëse bëhet fjalë për rrëmbim apo largim me dashje nga banesa, ndërkohë që po zbardhen tabulatet e telefonit celular, i cili rezulton i fikur që prej ditës kur ajo është zhdukur. Vajza quhet Erlinda Mulla, ende s’ka mbushur 17 vjec, eshte e martuar ne familjen Picaku, disa metra larg baneses se prindërve te saj, ndërsa bashkëshorti jeton në Itali.
Adoleshentja është larguar me rrobat e shtëpisë dhe me shapka.
“Kemi njoftuar policinë dhe jemi shumë të shqetësuar. Cfarëdo t’i ketë ndodhur ne duam që ajo të kthehet në shtëpi”, thotë mes lotësh nëna e saj, Flamure Mulla.
Pas marrjes së denoncimit, policia ka nisur hetimet por e konsideron rastin si shumë misterioz pasi nuk ka asnjë gjurmë, asnjë dëshmitar dhe ende asnjë pistë për zhdukjen e vajzës.