E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket vajza nga shtepia, nena akuzon 47-vjecarin per trafikim

PEQIN- Nje nene me banim ne fshatrat e Peqinit, ka akuzuar njeriun qe i rrembeu vajzen 29-vjecare dy dite me pare, me qellime trafikimi drejt Greqise. Liri P., 53 vjece, me banim ne Gjocaj, u paraqit diten e djeshme ne komisariatin e ketij qyteti dhe denoncoi si te dyshuar, Seit Biba, 47 vjec, me banim ne Durres. "Vajza ime Sonila eshte larguar me te pasi e ka mashtruar, dhe kerkoj ndihmen e policise per gjetjen e saj", ka thene 53-vjecarja para oficereve. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e dates 2 mars, rreth ores 09:00, kur Sonila P., eshte larguar nga shtepia ne drejtim te paditur dhe nuk eshte kthyer me ne familje. Nena e ka pritur vajzen deri ne mbremje, por nuk ka marre asnje lajm prej saj. Ne fillim ajo e ka kerkuar neper te njohur e miq. Por kur ka humbur shpresat, ka nisur te dyshoje se me ke dhe ku ka ikur. Sipas hamendjeve te 53 vjecares, vajza eshte marre per t'u trafikuar nga Seit Biba. Nje dite me pas ajo eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise se Peqinit dhe ka kryer nje kallezim penal ne dem te tij. Gruaja ka deklaruar para oficereve te Policise Gjyqesore se njihte edhe personin me te cilin vajza eshte larguar. Pas marrjes se denoncimit, policia ka shpallur ne kerkim 29-vjecaren Sonila P., dhe te dyshuarin Biba. Drejtoria e Policise se Elbasanit, ka njoftuar homologet e Durresit per kapjen e 47-vjecarit.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›