E Diel, 1 Nëntor 2026

Ther gjimnazistin, i ngacmoi kusheriren

Durres- Nje 19-vjecar, gjimnazist ne shkollen "Oli Lasku" te Durresit, nuk e ka duruar dot ngacmimin seksual qe nje tjeter i ri i bente kusherires se tij, po nxenese, duke e goditur disa here me thike ne trup. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, ne lagjen nr. 8 te qytetit. Ermal Gjoka, 20-vjec, perfundoi ne spital me plage te renda, kurse policia ndaloi pak minuta pas ngjarjes, Bajram Memen. Grindja ka ndodhur ne lagjen ku te rinjte banonin pas ores se mesimit, ndersa i dyshuari ishte vene ne dijeni per ngacmimet qe Gjoka i bente kusherires se tij gjimnaziste.

Deshmitaret i thane policise se fillimisht Gjoka dhe Mema ishin grindur me fjale, ku jane permendur edhe ngacmimet qe 19-vjecari, pretendonte se i ishin bere te afermes se tij. Ndersa jane share e kercenuar mes njeri-tjetrit, ka ndodhur edhe perleshja me grushta e shkelma. Ne nje moment, Mema nxjerr thiken qe mbante me vete, duke e goditur disa here 20-vjecarin ne pjesen e barkut. Pas krimit ai eshte larguar me shpejtesi, per t'i shpetuar ndjekjes se policise. Kane qene kalimtaret qe i dhane ndihmen e pare te plagosurit, duke e derguar me urgjence per ne spitalin e Durresit. Mjeket thane se jane dashur disa nderhyrje kirurgjikale tek i demtuari, i cili ka marre plage edhe ne organet jetesore dhe gjendja per jeten eshte kritike.

Grupi hetimor ka mberritur ne vendngjarje dhe ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale, thiken me te cilen eshte kryer plagosja. Ne pyetje jane marre deshmitaret okulare, qe kane treguar per autorin e krimit dhe ate c'ka kishin pare gjate grindjes se te rinjve. Autori i dyshuar i krimit eshte larguar nga vendi i ngjarjes, per t'u arrestuar vetem pak minuta me pas ne banesen e tij, ne lagjen nr. 8 te Durresit. Burime te policise thane se shkak per ngjarjen eshte bere nje vajze, e cila ishte nxenese ne te njejten shkolle me te plagosurin. Mesohet se Gjoka kishte tentuar te takohej me vajzen, por ne momentin qe autori i ngjarjes, i cili kishte dhe lidhje gjaku me 18-vjecaren, e ka mesuar kete gje, ka nderhyre duke i kerkuar te largohej. Ky ka qene momenti kur dhe ka nisur debati mes tyre, duke perfunduar me nje te plagosur dhe nje te arrestuar.

Enkeleda Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›