Zhdukja e Kryeziut, "dosje" spiunazhi

Zhdukja e 54 vjecarit Ismet Kryeziut ka alarmuar jo vetëm policinë, por edhe shërbimin informativ.
Aktivisti kosovar për cështjet kombëtare, prej kohësh në listat e shërbimeve sekrete, si person me shumë informacione, me zhdukjen e tij ka tronditur gjithë strukturat e shtetit shqiptar, të cilat kanë nisur punën për mbledhjen e informacioneve për këtë rast të rëndë.
Ne vitet ’80, Ismet Kryeziu, ashtu si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë në Kosovë, u arrestua nga UDB-ja serbe, por u lirua sërish. Në vitet ‘90 u sulmua nga drejtësia shqiptare me fakte të fabrikuara për spiunazh, e në vitin 2002 mori goditje edhe nga UNMIK-u në Kosovë, por në të gjitha rastet doli i pafajshëm.