E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, Xhufi: Na kuptuan shume shqiptare

Kryetari i grupit parlamentar te se Majtes per Integrim, Pellumb Xhufi ka deklaruar se pas greves se urise, koalicioni i drejtuar nga LSI-ja, ka mbeshtetjen e me shume shqiptareve.

“U arrit nje gje shume e madhe... Nese diten e pare shume nuk na kuptonin, ne fund te greves na kuptuan shume shqiptare”, eshte shprehur Xhufi, i cili ishte edhe nje nder deputetet greviste.

I pyetur ne “Top Show” per hapat e metejshme qe do te ndermarre partia e tij per te kundershtuar Kodin e ri Zgjedhor, i miratuar tashme ne parlament, Xhufi theksoi se pervec protestave, do te kete edhe perpjekje diplomatike per gjetjen e nje zgjidhjeje.

“Nuk ka mbaruar beteja. Do te bejme perpjekje me takime me nderkombetaret dhe duam t’u drejtohemi edhe me shume njerezve”, tha deputeti i LSI-se.

Ai theksoi se kodi i ri eshte ne favor te partive te vogla qe kane marredhenie te mira me dy partite e medha dhe godet LSI-ne.

“Eshte ne favor me partite e vogla qe e kane mire me te madhin”, pohoi Xhufi.

I pyetur nese PDK-ja do te jete pjese e se Majtes per Integrim, pas greves se perbashket te zhvilluar ne parlament, Xhufi tha se ne koalicion do te kete vetem parti te majta duke hedhur poshte mundesine per nje dalje te perbashket ne zgjedhje.

Me PDK-ne “kemi kauza te perbashketa”, theksoi Xhufi. Por per zgjedhjet “kemi koalicionin tone e Majta per Integrim”, shtoi ai.

Nderkohe per kryetarin e PSD-se, Skender Gjinushi, kodi i ri “plotesoi te gjitha kerkesat e nevojshme per zgjedhje te lira dhe te ndershme”.

“Sistemi nuk eshte perjashtues. Keshtu qe nuk demton te majten”, theksoi Gjinushi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›