Zhdukja e Shpëtim Bocerrit, verifikohen tabulatet
12/08/2011 Policia: Arkëtari i karburantit s’ka marrë asnjë telefonatë misterioze
Kërkime në tri qytete, shpërndahet fotoja në komisariatet e rretheve
TIRANE- Zhdukja pa lënë gjurmë e Shpëtim Bocerrit, arkëtarit të një karburanti në Tiranë, ka bërë që policia të shtrijë kontrollet në qytete të tjera të vendit, pasi ka dyshime se 37-vjeçari është larguar me dëshirë. Ky dyshim, sipas efektivave të policisë, ngrihet fill pas verifikimit të tabulateve telefonike të Bocerrit, ku nga këqyrja e tyre nuk është vënë re asnjë thirrje e dyshimtë. Të gjitha telefonatat, sipas burimeve policore, janë kryer nga të afërmit e të zhdukurit, gjë që rrëzon alibinë e familjarëve për një telefonatë misterioze që i kishte mbërritur kohët e fundit Shpëtim Bocerri. Nga verifikimi i tabulateve dhe identifikimit të gjithë numrave telefonikë që kishin thirrur 37-vjeçarin, ekspertët e policisë kanë arritur në konkluzionin se Bocerri nuk është rrëmbyer nga persona të panjohur, por ka shumë mundësi që ai të jetë larguar me dëshirë. Sipas policisë, ekzistojnë dyshime se Shpëtim Bocerri ka pasur probleme depresive, çka mund të ketë ndikuar tek ai që të marrë vendimin për t’u larguar nga banesa pa lënë gjurmë. Burimet shtojnë se kanë shpresa se 37-vjeçari është gjallë dhe nga informacionet e marra ai mund të strehohet në disa qytete të tjera të vendit, si Durrës, Elbasan apo Kavajë, në të cilat policia ka nisur kërkimet. Ndërkohë policia e Tiranës ka shpërndarë në të gjitha drejtoritë e tjera foton e 37-vjeçarit, me shpresë lokalizimin sa më parë të tij. Familjarët e Bocerrit kanë deklaruar në polici se Shpëtimi nuk ka pasur konflikte të mëparshme, hasmëri dhe as sjellje të çuditshme kohët e fundit. Para se të zhdukej, 37-vjeçari, i cili është baba i një djali 6-vjeçar, ka qenë duke arkëtuar paratë e xhiros ditore të karburantit. Më pas ka mbyllur derën e arkës me çelës, duke u larguar më këmbë në drejtim të urës së Limuthit dhe më pas nuk është parë më nga askush. Veç forcave të policisë vëllezërit e tij dhe pjesëtarë të tjerë të familjes kanë kontrolluar të gjithë rrugën nga ka kaluar Bocerri deri afër mbikalimit të Kamzës, por nuk kanë parë asnjë shenjë të tij dhe asnjë person që mund ta kishte parë. Bashkëshortja e tij, Manuela Bocerri, është shprehur në polici se zhdukja e tij ka lidhje me telefonatën që i është bërë në orarin e punës. Sipas saj, 37-vjeçari ka marrë një telefonatë dhe është larguar nga puna rreth orës 14:30, kur në fakt orarin e kishte për t’u larguar në orën 17:00. “Misteri i zhdukjes së tij lidhet pikërisht me atë telefonatë”, - është shprehur Manuela Bocerri në polici, por nga verifikimet e tabulateve rezulton se një telefonatë e tillë nuk është kryer dhe se të gjithë numrat janë të njohur. Pritet që shumë shpejt policia të marrë në pyetje personat që kanë bashkëbiseduar në telefon me 37-vjeçarin ditën kur ky i fundit është zhdukur.
4 gusht 2011
Pikërisht në këtë datë babai i një fëmije ka humbur çdo kontakt me familjen e tij, duke u zhdukur në mënyrë të mistershme. Ai ka lënë detyrën e arkëtarit të karburantit dhe është larguar në drejtim të shtëpisë, por më sot ende nuk ka shkuar aty. Siç duket, Bocerri ka ndryshuar itinerar dhe deri tani nuk dihet asgjë rreth vendndodhjes së tij.
Dëshmia e gruas
Sipas bashkëshortes së 37-vjeçarit të zhdukur, ditën që ai ka humbur gjurmët ka marrë një telefonatë misterioze, ku personi që e ka telefonuar mund të ketë ndikuar në zhdukjen pa gjurmë të tij. Duke marrë shkak nga kjo dëshmie, policia ka verifikuar tabulatet e celularit, nga ku ka rezultuar se thirrjet drejt numrit të 37-vjeçarit ishin të njohura.
Itinerari
Para se të zhdukej, 37-vjeçari ka qenë duke arkëtuar paratë e xhiros ditore të karburantit. Më pas ka mbyllur derën e arkës me çelës, duke u larguar më këmbë në drejtim të urës së Limuthit dhe më pas nuk është parë më nga askush. Momentalisht çështja është duke u hetuar nga policia e kryeqytetit.