E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e pikturave ne Korce pezullohet kreu i Galerise

Kryetari i Bashkisë së Korçës Niko Peleshi pas kërkesës së prokurorisë, e cila po drejton hetimin për zhdukjen e pikturave, ka pezulluar nga detyra drejtorin e Galerise “Guri Madhi”, Vladimir Topin. Ky është akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe është person nën hetim. Për këtë arsye organi i akuzës ka kërkuar pezullimin e tij. Skandali për zhdukjen e veprave të artit doli në dritë gjatë inventarizimit të fondit të galerisë nga një grup pune, i ngritur nga ky institucion, pas ndryshimit të përgjegjësit, që administronte këtë galeri, Sotiraq Xega. Gjatë inventarit ekspertët kanë konstatuar mungesën e disa pikturave të autorëve korçarë. Një pjesë e mirë e pikturave të zhdukura i përkasin krijimtarisë së mjeshtrit të madh të pikturës Vangjush Mio. Fondi i Galerisë së Arteve “Guri Madhi” përbëhej nga më shumë se 800 punime në pikturë dhe skulpturë, afro 60 vepra i përkasin piktorit të popullit Vangjush Mio.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›