Kejt Midellton luan Ping Pong
Kejt Midëllton dukesha e Kembrixh gjatë vizitës së saj në kolegjin Bejkon në shoqërinë e bashkëshortit, princit Uilliam dhe kunatit prince Herri, ka luajtur një lojë ping pongu. Të tre ata kanë qenë në rolin e ambasadorëve olimpikë për të inaguruar nëj program për ata që dëshirojnë të bëhen trajnerë. Kejt, Uilliam dhe Herri u përfshinë në disiplina të ndryshme sportive gjatë vizitës së tyre. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një pyetje e pafajshme nga një fëmijë drejtuar princit Herri. Ai e ka pyetur nëse Herri dhe Uilliam ishin me të vërtetë vëllezër. Kjo ka ndezur dhe njëherë fantazinë e tyre që prej kohësh dyshojnë se në fakt herri është fryt i dashurisë së ledi Dianës me Xhejms Hjuit, ish-officer i kavalerisë. Por dhe përgjigja e vetë princit ka mbështetur dhe më shumë këtë teori. Nuk jam I sigurtë ka thënë Herri duke buzëqeshur. Por Hjuit në atë kohë ka përgënjeshtruar zërat duke thënë se lidhja em princeshën kishte nisur pas lindjes së Herrit.