E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendim për Danten

29/01/2005  

Asgjë e re nga fronti i realizmit magjik

Rrallë kush do ta kishte vëmendjen aq të stërholluar drejt poezive, ashtu siç u bë me veprën e Dantes. Mjaft mendje të letërsisë botërore përveçse mrekullisë që iu hap nga leximi i veprave të Dantes, e kthyen tekstin në një laborator duke e ngritur deri në një objekt shkencor. Ndryshe “Kuvendim për Danten”, e cila u shkrua në pranverën e vitit 1933 në Krimenë e Vjetër dhe në Koktebel, vjen për herë të parë në shqip prej botimeve “Aleph”. Në 11 ese “implikohen” dhe shkrimtarët shqiptare, si Alket Çani, Agron Tufa, Gentian Çoçoli, Dhurata Shehri, Romeo Çollaku, Mark Marku etj duke përkthyer prej origjinalit autorë të shek. XX, që “përvëloheshin” nga Danteja. Giulio Ferroni, Saint-John Perse, Ezra Pound, Eliot, Osip Mandelshtam, Jorge Luis Borges, Eugenio Montale, Jorgo Seferis e vërtisin veprën e Dantes në rrëzat më të palexueshme deri tani.

“Ndonëse në një largësi prej më shumë se 700 vjeçare ng akoha kur shkroi e jetoi Dante arritjet më të mëdha që shënoi poezia e shek. XX ishin në të vërtetë një përulje dhe homazh për “hijen” dhe veprën e Dantes, qoftë duke pasur parasysh poetë emblematikë të modernizmit botëror sikundër qe T.S. Eliot apo Ezra Pound, qoftë edhe për në fjalët e Miloshit, klasicistin më të madh të shek. të XX Osip Mandleshtamin. Këto meditime apo udhëtime shpirtërore nëpër temën “Dante” janë të dyfishta në vlerat që përcjellin, pasi jo vetëm na tregojnë dhe na ofrojnë në lexuesit e shek. XX patenta leximi kaq shumë të besueshme, por, sipas dhe ligjësisë së njohur letrare, ndërsa flasin për Danten, këta poetë në të vërtetë na flasin tërthorazi për veprat dhe metodat e tyre poetike”, thuhet në fund të botimit.

Sipas shënimit të botuesit të gjitha citimet e poezive të Dantes në gjuhën shqipe janë marrë nga përkthimi i Pashko Gjeçit “Komedia hyjnore”, 1960, 1962, botimet “Naim Frashëri”. Ndërsa përkthime të tjera nga “Komedia hyjnore” janë “Ferri” nga Mark Ndoja 1998, botime “Dituria”, si dhe përkthimi tjetër i “Ferrit” nga Çezar Kurtit, 2000 Nju Jork. Gjithashtu përkthime të pjesshme nga “Jeta e re” dhe “Komedia hyjnore” gjenden te “Poetë të mëdhenj italianë” në përkthimin e Ernest Koliqit, 1942.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›