Goli i dhjetë i Kapllanit, shënon Bunjaku dhe e mund
Futbollistët shqiptarë që luajnë në Bundes ligën 2, dje kanë qenë protagonistë dhe pikërisht në ndeshjen Kaiserslautern-FSV Frankfurt. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, ka shënuar sërish për skuadrën e tij, Frankfurtin, edhe pse goli i tij ka pasur vetëm vlera statistikore, sepse është mundur me rezultatin 4-1. Goli i Kapllanit ka pasur vlera, pasi është i dhjeti personal për këtë sezon, më shumë se në tri sezonet e fundit, kur ka luajtur në Bundesligë. Goli është shënuar në minutën e 85-të. Ka pasur edhe një rast të dytë për të shënuar, por nuk është rakorduar mirë me topin. Duke parë numrin e ndeshjeve, 24, dhe jo gjithnjë si titullar, 10 gola nuk janë pak për një sulmues që vinte nga një dëmtim serioz. Një dëmtim që e pati lënë edhe jashtë kombëtares.
BUNJAKU
Një tjetër shqiptar ka shënuar në sfidën e lartpërmendur. Albert Bunjaku i Kaiserslauternit, madje kapiteni i kësaj skuadre, ka shënuar 2 gola, duke qenë protagonisti në fitoren 4-1 për skuadrën e tij. Ai ka shënuar golin e parë dhe të katërt. Spektakolar edhe gëzimi i ligjshëm i tij, teksa e ka festuar njërin gol me një salto, si rrallëherë. Në pjesën e dytë, trajneri i Kaiserslauternit e ka zëvendësuar atë (në minutën e 76-të), pasi fitorja ishte siguruar. Bunjaku është ngjitur në kuotën e 13 golave, duke i dhënë kështu pikë me mjaft vlera Kaiserslauternit, që pas kësaj fitoreje, thuajse siguron ndeshjen e "play-off"-it, teksa do të presë një skuadër të Bundesligës, që mund të jetë edhe Verder Bremen. Bunjaku ka pasaportë zvicerane dhe ka luajtur 6 ndeshje për kombëtaren helvetike, por aktualisht është jashtë.
ROSHI
Në fushë ka qenë protagonist edhe Odise Roshi, vetëm me një ndryshim, ai ka hyrë në lojë në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 65-të, por prania e tij nuk mund të sillte shumë ndryshime, pasi skuadra e tij FSV Frankfurt po mundej 4-0. Mesfushori në minutat që ka luajtur ka bërë një paraqitje të mirë. Kujtojmë që Roshi ka shënuar 3 gola këtë sezon, por ai nuk ka pasur shumë hapësira, teksa në shumë ndeshje nuk është aktivizuar. Në ato pak minuta që ka luajtur, ka qenë shumë e vështirë. Gjithsesi, ai nuk është një sulmues i mirëfilltë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)