Zhgënjimi i Edi Ramës në Shishtavec të Kukësit

Nga 18 mijë banorë të tre komunave të grykës së Vanave, Zapod, Topojan dhe Shishtavec, që përbëjnë bajrakun e dikurshëm të Dollovishtit, u mblodhën në takim me kryesocialistin në Shishtavec 70 njerëz që nuk i shkuan të gjithë sipas qejfit dhe ia prishën monologu
Ish kryeministri Pandeli Majko i shoqëruar nga kryetari i socialistëve të mbetur Edi Rama u zhgënjyen në Shishtavec të Kukësit. Nga 18 mijë banorë të tre komunave të grykës së Vanave, Zapod, Topojan dhe Shishtavec, që përbëjnë bajrakun e dikurshëm të Dollovishtit, u mblodhën në takim me Edi Ramën në Shishtavec 70 njerëz që nuk i shkuan të gjithë sipas qejfit dhe ia prishën monologun. U foli banorëve për varrosjen e patateve dhe aty plasi gazi. Patatja mbahet dhe ruhet në gropë, sipas traditës së asaj zone dhe del në treg kryesisht në dimër, por ky proces nuk quhet varrosje e patateve. Para vitit 2005 një kg patate Shishtaveci shitej sa një çamçakiz 3 lekë. Sot shitet 25-30 lekë. Kjo nuk e thellon varfërinë e banorëve të Shishtavecit. Banorëve të atyre zonave të njohura për prodhimin e patateve cilësore, qeveria aktuale përmes Ministrisë së Bujqësisë, edhe pse nuk u pati premtuar fabrikë patatinash, u ka ndërtuar në qendër të Kukësit një magazinë dhe depo moderne patatesh për grumbullimin, seleksionimin, pastrimin, etiketimin, ruajtjen në kushte frigoriferike dhe ambalazhimin e tyre, me vlerë rreth një milionë dollarë dhe para pak muajsh është inauguruar nga Kryeministri Berisha. Kjo për të siguruar kushte për trëgtimin e patates.
Po në Kukës, veç depos dhe impiantit të patatës, kjo qeveri, MBUMK-ja, ka ndërtuar dhe inauguruar ne 2008 tregun e madh të prodhimeve bujqësore për tu ardhur në ndihmë fermerëve që të shesin prodhimet e tyre, me vlerë mbi 500 mijë dollarë. Aktualisht me fonde të MBUMK – së po ndërtohet tregu bujqësor në Peshkopi dhe në Has me vlerë mbi 1.5 milionë dollarë sepse ata fëermerë meritojnë se punojnë dhe ka prodhime të konsiderueshme sa për të mos importuar frurta e perime dhe produkte blegtorale. Prandaj i shkoi dëm Edi Ramës udhëtimi për Shishtavec.
Teksa udhëtonte drejt Kukësit, Rama pyeti se çfarë është kjo pistë që po ndërtohet. I thanë s’është pistë por është rruga Durrës – Prishtinë. Nuk na duhet kjo rrugë, por na duhet rruga e Shishtavecit, u shpreh Rama i inatosur pse e kishin futur të udhëtonte nëpër rrugën e Kosovës. Kur u kthye i zhgënjyer nga Shishtaveci, gjithë revoltë u shpreh se nuk meritojnë asgjë banorët e Shishtavecit, nuk meritojnë as ndërtimin e rrugës.
Ndersa ne fshatin Ujmisht te Kukesit Edi Rama takoi vetem tre banore te rastesishem qe po shkonin ne udhen e tyre sepse banoret e Ujmishtit nuk pranuan te delnin e ta takonin pasi ai nuk ju hynte ne pune. Por rruga Kukës – Shishtavec, Kukës – Krumë, dhe Kukës – Kala e Dodës, janë në përfundim të projektimit të tyre dhe brenda pak kohësh tenderohen nga qeveria aktuale pasi janë vlerësuar si tri akset kryesore rurale të verilindjes. Rruga Krumë – Gjakovë është në shtresën e fundit të asfaltit
...