E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, Gruevski: Të merren në konsideratë deklaratat greke

Pas deklaratës së një dite më parë të Zv/Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas i cili tha se po bisedohet vetëm për emrin dhe jo për çështjet shtesë, Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk dha ndonjë koment të drejtpërdrejtë, por sugjeroi që të merren në konsideratë deklaratat e mëparshme të politikanëve grekë.

“Ju ftoj t’i dëgjoni deklaratat e tij që u transmetuan në mediat tona prej muajit nëntor dhe dhjetor lidhur me identitetin si dhe deklaratat e presidentit të tyre, Papuljas lidhur me identitetin, me akuzat se çështja maqedonase do të kushtojë shtrenjtë. Mendoj se këtë e kemi të qartë”, tha Nikolla Gruevski, Kryeministër i Maqedonisë.

Për ish-shefin e diplomacisë,Sllobodan çashule kemi vetëm ndryshim të fjalorit diplomatik, por jo edhe qëndrimi real të Greqisë; Por Këshilltari i Ish-presidentit Crvenkovski,Stevo Pendarovski nga LSDM rikujton se kohë më pare edhe ndërmjetësi Nimic, tha se po bisedohet vetëm për emrin.

"Nëse insistohet në emrin përfundimtar, po bëhet problematik identiteti ynë. Si popull maqedonas do të bëhemi, popull maqedono-verior, bëhet problem edhe gjuha,do të kemi gjuhë verioro-maqedonase, e jo gjuhë maqedonase etj", thotë Sllobodan çashule, Ish-Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

"Dy palët e përfshira mund të kenë arsyet e tyre që të flasin ndryshe, Mirëpo, ne kemi deklaratën e ndërmjetësit Nimic i cili thotë se bisedohet për emrin e shtetit dhe për asgjë tjetër,as për gjuhën as identitetin. Këto janë fjalët e tij”, tha Stevo Pendarovski, Profesor në Kolegjin Amerikan. Ndërkohë mbetet e pasigurtë se kur do të rinisë procesi i bisedimeve. Palët presin që ndërmjetësi Nimic të përtcaktojë takimin e ardhshëm.

Frosina Cvetkovska < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›