Arsimtaret Te respektohet e drejta jone ose do te hyjme ne greve urie
Listes se mesuesve te papune po i shtohen per cdo dite emra te rinj. Vendimi i Ministrise se Arsimit per te mos pasur me mesues dispozicioni por edhe per te rritur numrin e nxenesve ne klasa ka nisur te zbatohet ne te gjitha shkollat e vendit. Eumlshte pikerisht kjo arsyeja pse protestave te perditshme te mesuesve u atashohen gjithnje zera te rinj qe kerkojne sqarime nga Ministria e Arsimit dhe Shkences.
Mesues por edhe prinder kane kerkuar qe te ndalen largimet e mesuesve nga puna per ceshtje politike dhe jo ne baze te aftesive te tyre profesionale dhe arsimore.
Qindra mesues kete vit te ri shkollor jane gjendur te papune pas nje vendimi te Ministrise se Arsimit. Protesta e mesuesve ka nisur nje dite pas celjes se vitit te ri shkollor 2010-2011 dhe pritet te pershkallezohet ne vijimesi.
Dhjetera mesuesve ne shkollat e Tiranes u eshte komunikuar me date 6 shtator shkarkimi nga puna. Mesuesit te cilet u jane bashkuar protestes se kolegeve te tyre tregojne se nuk u eshte bere asnje paralajmerim. Gjate viteve te fundit ato kane punuar si mesues me ore te plota dhe me klasa ne kujdestari. Mesuesit kane protestuar perpara Drejtorise Arsimore e me pas para godines se Ministrise se Arsimit ku kane theksuar se protestat e tyre do te pershkallezohen deri ne greve urie. Ne do te vazhdojme me protestat tona deri ne gjetjen e se drejtes sone. Nga ana tjeter Ministria e Arsimit thote se nuk ka asnje urdher nga MASH per moszevendesimin e mesuesve qe mungojne me arsye per nje ose disa dite tha nje prej mesueseve.
Mesuesit ne dispozicion jane ata qe kane nje kontrate te perkohshme me Ministrine e Arsimit dhe sipas udhezimit te Drejtorise Arsimore te rrethit japin mesim ne ato shkolla ku mungojne mesuesit.