E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti, çmendurira për Zhoze Murinjon

Drejtuesit e Mançester Sitit mendojnë se ekipi është i përbërë nga futbollistë shumë më kualitativë sesa duket loja e tyre nën drejtimin e trajnerit italian Roberto Mançini, ka zbuluar gazeta britanike “Daily Mail”. Prandaj, ata janë të interesuar që gjatë verës të sjellin trajnerin portugez Zhoze Murinjo. Për këtë transferim janë të gatshëm t’i paguajnë dëmshpërblim Real Madridit dhe t’i ofrojnë Murinjos një pagë vjetore prej 10 milionë sterlinash. Murinjo edhe më parë ka përmendur se dëshiron që një ditë të kthehet në ishull. Por, për këtë është përmendur më shumë Mançester Siti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›