Zhurmat në Tiranë, vetëm në fundjavë ndëshkohen 41 lokale
Kryeqyteti pritet të mos jetë më “parajsa” e çdo lokali ku mundet të ngrejë volumin e muzikës dhe të mos shqetësohet për prishjen e qetësisë publike. Për këtë vetëm gjatë kësaj fundjave Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe Polica e Shtetit në zbatim të ligjit “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis” kanë kryer disa inspektime nga ku kanë vendosur masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti për rreth 41 lokale.
Ndëshkimet
Pikë-shënjestra e inspektorëve do të jenë lokalet apo baret që kanë volumin e lartë pas orës 23:00. Sipas tyre, këto subjekte do të gjobiten, për shkak të ndotjes akustike. Vetëm në Tiranë janë vendosur gjobë për 12 lokale, nga 30 mijë deri në 50 mijë si dhe pezullimin e kryerjes së aktivitetit deri në shlyerjen e gjobës u ndërmor për 29 lokale të tjera.
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave ndërmori këtë aksion gjatë kësaj fundjave në lokalet e kryeqytetit në kuadër të ligjit “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, me të cilin synohet mbrojtja e shëndetit dhe mjedisit nga zhurmat, duke përcaktuar mënyrën e shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj tyre, përfshirë dhe bezdinë nga zhurma (prishje e qetësisë publike).
“Nga rezultatet e monitorimit të nivelit të zhurmave dhe kontrollet e ushtruara nga ana e ARM-së Tiranë, aktivitete të ndryshme rezultojnë të krijojnë probleme të ndotjes akustike në mjediset përreth”, - bën të ditur zëdhënësja për shtyp në MMPAU, Brikena Arapaj.
Sipas të njëjtit burim, kontrollet u kryen në lokalet që shkaktojnë ndotje akustike dhe prishin qetësinë publike pas orës 23:00.
Në këto lokale është ushtruar kontroll dhe më parë nga ana e ARM-së, duke lënë detyrat përkatëse për masat që duhet të marrin për uljen e nivelit të zhurmës dhe pajisjen me lejen mjedisore përkatëse. Por, pasi kanë ndeshur rezistencë, inspektorët e mjedisit kanë kërkuar bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të vendosur gjobat. Inspektorët bëjnë të ditur se pezullimi i aktivitetit të këtyre lokaleve do të vazhdojë deri në shlyerjen e gjobës dhe pajisjen me dokumentin mjedisor përkatës.
Zonat
Vendet më të frekuentuara nga të rinjtë. Kryesisht në ish-zonën e Bllokut dhe në lokalet apo baret buzë lumit të Lanës. Ndër më të njohurit e Tiranës kanë qenë të ndëshkuarit e radhës. Por, sipas specialistëve, inspektimet do të vazhdojnë të kryhen në të gjithë Tiranën, për të vazhduar edhe në qytete të tjera. Ata shprehen se ky është vetëm fillimi i inspektimeve që vjen në kuadër të zbatimit të ligjit që ndalon prishjen