E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, policia arreston Gentian Begajn, rivalin e Lulzim Cakës



Policia italiane arrestoi në Breshia një të kërkuar nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasjeje. Në prangat e karabinierëve ra Martin Begaj nga Berati, një prej rivalëve të Lulzim Cakës.

Sipas mediave italiane, i kërkuari është arrestuar duke shpërndarë lëndë narkotike. Ai kishte krijuar një identitet të ri në vendin fqinj, por u zbulua pas hetimeve të policisë. I riu merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, duke u pikasur nga policia.

Ngjarja për të cilën akuzohet Begaj, ka ndodhur më 29 nëntor të vitit 1999, ku Begaj qëlloi me armë zjarri vëllain e Lulzim Cakës, shtetasin Bardhyl Caka, duke plagosur edhe një kushëri të Cakës. Begaj mori hak, pasi i vëllai i Lulzim Cakës i kishte vrarë kushëririn vetëm 22 vjeç, pas një sherri në një bilardo.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›