E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvarrosja ne Boboshtice PDU Akt barbar

Partia per Drejtesi dhe Unitet partia came denoi dje zhvarrimin e eshtrave te shqiptareve ne fshatin Boboshtice duke e cilesuar kete si nje akt barbar dhe te paprecedent qe kalon cdo kufi njerezor.

Ne nje deklarate per mediet PDU e drejtuar nga deputeti Shpetim Idrizi shprehet se zhvarrosja e shqiptareve eshte nje fyerje e rende qe i behet jo vetem kujtimit te tyre por edhe dinjitetit te cdo shqiptari.
PDU vlereson se duhet nje nderhyrje urgjente dhe energjike e shtetit shqiptar karshi ketyre akteve vandale qe jane te perseritura. Keto nuk jane akte te shkeputura pasi vetem pak kohe me pare u zbulua skandali i zhvarrimeve ne Kosine qe me makabritetin e tyre lane pa fjale kedo - thekson PDU.
Kjo force politike i ben nje thirrje shtetit shqiptar qe te veproje me force dhe ne menyre urgjente per te dekurajuar perfundimisht recidivistet por mbi te gjitha per te ruajtur dinjitetin njerezor te shqiptareve.
Pushteti vendor dhe banoret e Boboshtices qe denoncuan dhe vertetuan paligjshmerine e ketij akti te turpshem gjen mbeshtetjen pa ekuivok te Partise Drejtesi dhe Unitet dhe duhet te gjeje po te njejten mbeshtetje nga shteti shqiptar - thekson deklarata.
Prej disa ditesh ne Boboshtice ka nisur nje proces zhvarrimi per disa shtetas shqiptare me pretendimin se aty eshte vendosur te ndertohet nje objekt fetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›