Basha ne Kuvend Vrasjet e Veselit dhe e Xhindit jo politike

Dy pista hetimi per vrasjen e kryekomunarit njera konkrete. Kuvendi nje minute heshtje. PS kerkon zbardhjen
Ministri i Brendshem Lulzim Basha i kerkoi dje opozites qe te distancohej nga perpjekjet per ti paraqitur dy vrasjet ate te Xhindit dhe Veselit per motive politike. Ministri duke e perjashtuar kategorikisht nje mundesi te tille deklaroi ne seancen e djeshme plenare se po hetohet ne menyre te plote vrasja e kryetarit te komunes te Terthores Remzi Veseli. Gjate fjales se tij ne Kuvend ai deklaroi se dosja e plote prej 8 faqesh permban 2 pista njera prej te cilave me konkrete por nuk mund te behet publike per shkak te sekretit hetimor. Shpjegimet e Bashes u bene pas kerkeses se deputetit socialist Ilir Gjoni per zbardhjen e vrasjes se Veselit por edhe te ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi. Ai kujtoi premtimin e ministrit Nishani per zbardhjen e kesaj vrasjeje ndersa i cilesoi ato politike. Ministri Basha sqaroi se nuk mund te abuzohet duke i cilesuar vrasjet politike per sa kohe vijon hetimi. Ai kerkoi bashkepunimin e opozites per luften kunder krimit. Seanca e djeshme plenare mbajti edhe nje minute heshtje per ish-kreun e komunes Terthote te vrare me 25 tetor.
Vrasja e Veselit ministri informon deputetet per hetimin
Ministri i Brendshem u shpreh familjareve te kryekomunarit Veseli keqardhje per vrasjen e te afermit te tyre te ndodhur tri dite me pare. Ai siguroi se hetimi ka nisur menjehere pas ndodhjes se ngjarjes dhe po vijon edhe tani me angazhim maksimal. Ministri dha detaje per vrasjen e Veselit si dhe per hapat e ndjekur nga Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj per zbardhjen e ketij akti kriminal. Eumlshte nje material 8 faqesh i plote i detajuar dhe ka te dhena te sakta mbi pistat ku po hetohet nga te cilat dy jane me te mundshme dhe njera prej tyre fare konkrete. Ky material perben sekret hetimor dhe shteteror por eshte e drejta juaj e pamohueshme te njiheni me te ne kushtet e sekretit shteteror dhe per asnje nevoje tjeter sic mund te jete debati politik - deklaroi dje Basha gjate seances plenare ne pergjigje te akuzave te socialisteve per vrasje politike. Ministri theksoi se ngjarja ka sjelle shqetesimin e qytetareve dhe socialisteve por cdokush duhet te jete i kujdesshem ne deklaratat qe ben. Rasti natyrshem ngjall shqetesimin e qytetareve mund te ngjalle edhe shqetesimin e atyre qe ndajne perkatesine partiake me viktimen por duhet te jemi te kujdesshem sepse ne kujtesen e qytetareve te Kukesit dhe Shqiperise jane akoma te fresketa vrasje te aktivisteve politik te Partise Demokratike kryetareve lokale te Partise Demokratike sic eshte i fresket qendrimi i vetepermbajtur dinjitoz i drejtuesve aktuale lokale dhe qendrore te Partise Demokratike ne keto raste - tha ai. Ministri shtoi se nuk duhet te kthehemi ne kohen kur cdo gje politizohej pa pasur parasysh faktin apo sfondin perkates te ngjarjes. Me tej ai ftoi opoziten te behej pjese e luftes kunder krimit ndersa theksoi se arritjet e deritanishme jane vleresuar maksimalisht nga nderkombetaret. Basha tha se Shqiperia mbetet e renditur sa u perket ngjarjeve kriminale nen mesataren e BE-se ndersa sa i perket zbulimit te tyre pothuajse dy here me lart se mesatarja e BE-se - deklaroi ai.
Akuzat per policine
Ministri kritikoi edhe akuzat e socialisteve per Policine e Shtetit. Sipas tij ka nisur nje lufte e paprecedent kunder policise puna e se ciles siguroi levizjen e lire te qytetareve. Por sipas deputetit Gjoni PS nuk sulmon policine por klanin Kulici e shoket e tij qe drejtojne e manipulojne strukturat e policise. Ministri shtoi se Kulici sulmohet nga bandat qe ai ka cmontuar por edhe nga opozitaret qe jane miq me kreret e rrjeteve te trafikut te heroines. Sa per zotin Agron Kulici ka dy kategori qe e sulmojne nje jane bandat qe ai bashke me koleget cmontoi gjate periudhes 2005-2007 dhe pa dyshim midis emrave te drejtuesve dhe boseve te ketyre bandave ka dhe nga ata qe shpesh e gjenin veten ne sediljet e automjeteve luksoze te ish-mazhorances dhe ndanin me ta jo vetem drekat dhe darkat por dhe interesa financiare dokumentuar kjo jo vetem nga veprimtaria operative e Policise se Shtetit por edhe nga veprimet operative te partnereve. Kategoria e dyte jane disa anetare te opozites sot ketu ne Parlament. Per kete kategori te dyte nje pjese e te cileve kane qene miq me ata automjetet e disa rrjeteve te mirenjohura te trafikut rajonal te heroines kam vetem nje fjale Cfaredo qe te keni cojeni ne prokurori perndryshe cdo sulm ndaj zoti Kulici dhe oficereve te Policise se Shtetit eshte shfaqje e planit diabolik per te sulmuar Policine e Shtetit integritetin e se ciles e vlereson cdo shqiptar - perfundoi ai ndersa deputeti socialist Aslan Dogjani kerkoi zbardhjen e vrasjes se Veselit Xhindit por edhe zbardhjen e te vertetes per Bleona Maten. Ne kerkojme qe sa me shpejt te zbardhet vrasja e Remzi Veselit Fatmir Xhindit Bleona te kthehet ne shtepi dhe shume vrasje e ngjarje te tjera kriminale te mos ngelen ne kuadrin e deklarimeve dhe premtimeve te momentit - tha ai.