E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohen zgjedhjet lokale në Kosovë

Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet lokale, ku marrin pjesë 74 subjekte politike. Mbi 1.5 milion qytetarë me të drejtë vote zgjedhin kryetarët e komunave dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.
Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike.
Janë këto zgjedhjet e para të cilat në Kosovë do të organizohen dhe administrohen nga vetë kosovarët pas shpalljes së pavarësisë, ndërkohe që ndërkombëtaret do të kenë vetëm një rol vëzhgues.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për një proces normal zgjedhor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›