Kosovë/ Asnjë incident, pjesëmarrje e ulët e serbëve

Deri tani nuk është shënuar asnjë incident në zgjedhjet lokale që po zhvillohen në Kosovë. Për ruajtjen e sigurisë publike në Kosovë janë angazhuar 5 mijë forca policore .
Në zonat me popullsi shumice serbe, një numër i ulët qytetarësh ka marrë pjesë në votime. Mbi 1.5 milion qytetarë me të drejtë vote zgjedhin kryetarët e komunave dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.
Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike.
Janë këto zgjedhjet e para të cilat në Kosovë organizohen dhe administrohen nga vetë kosovarët pas shpalljes së pavarësisë, ndërkohe që ndërkombëtaret do të kenë vetëm një rol vëzhgues.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për një proces normal zgjedhor.