E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet ceremonia mortore e Aleks Nikajt

Është zhvilluar sot në fshatin Manati të Lezhës ceremonia mortore e Aleks Nikajt, demonstruesit të katërt të qëlluar me armë në kokë në ngjarjet e 21 janarit.

Në ceremoninë mortore morën pjesë, deputetë të PS-së  si dhe përfaqësues të "Opozitës së Bashkuar" si Preç Zogaj dhe Nard Ndoka ndërsa kryetari i PS-së Edi Rama nuk ka marrë pjesë pasi është kërkuar nga familja që ceremonia mortore të bëhet private.
 

35-vjeçari nga Lezha, Aleks Nikaj nuk ka mundur të shpëtojë edhe pas dërgimit të tij për një ndërhyrje më të specializuar në Turqi.

Trupi i pajetë i tij u kthye ditën e djeshme në atdhe ndërsa në aeroportin e Rinasit trupi i tij u prit nga miqtë, të afërm, deputetë të PS-së si dhe nga kreu i opozitës Edi Rama.

Me vdekjen e Aleks Nikaj, numri i demonstruesve të vrarë të 21 janarit shkon në katër, bashkë me Ziver Veizin nga Gjirokastra, Faik Myrton nga Fieri dhe Hekuran Dedën nga Dibra.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›