E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti në tryezën e opozitës së bashkuar: Kërkoj anëtarëm në PS

TIRANË- Pas përfundimit të tryezës së opozitës së Bashkuar ku merrte pjesë edhe Dritan Prifti u vendos që ky i fundit të jetë zyrtarisht pjesë e opozitës së bashkuar duke i’u bashkëngjitur grupit parlamentar të PS. Në tryezën ku merrte pjesë edhe kryesocialisti Rama, Prifti deklaroi se informoi për marrëdhënien me drejtësinë, ndërsa tha se “Prej sot jam pjesë e tavolinës së opozitës dhe do bashkëpunoj pa asnjë ngurim, pasi nuk mund të vazhdoja më me LSI. Në ditët e ardhshme do bëj një kërkesë zyrtare për tu bërë pjesë e grupit të Partisë Socialiste”.
Prifti tha më tej se i’u përgjigj ftesës me dëshirën më të madhe “Diskutuam për situatën, për të vazhduar rezistencën paqësore, deri në realizimin e zgjedhjeve të reja politike”,- tha ai.

Edhe Kreu i PSV91 Petro Koci konfirmoi lajmin se Prifti prej sot do të jetë pjesë e opozitës së bashkuar, ndërsa shtoi se ndër të tjera në tryezë u diskutua për aksionin politik që opozita e bashkuar do të ndërmarrë me qëllim rrëzimin e qeverisë.
“Opozita ka një vision të ri qeverisës. Në tryezë u diskutua për aksionin politik, me qëllim rrezimin e qeverisë”,- tha ai.

Ndërsa kreu i PDS Paskam Milo u shpreh se opozita do të përdorë mjete të reja për të larguar qeverinë. Sipas tij oferta për mazhorancën janë “zgjedhjet e reja, vetëm ato e nxjerrin vendin nga kriza”, - theksoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›