Zhvillohet ne Merilend festivali i filmave dokumentare
Festivali i Filmit Dokumnetar Silverdocs eshte nje nga me te spikaturit ne Shtetet e Bashkuara. Ky festival i pervitshem terheq rreth 30 mije shikues dhe ne te paraqiten filma nga e gjithe bota mbi ceshtjet politike e sociale. Nje nga temat e filmave ne kete festival kete vit ishte ajo e paqes.
Ne Silver Spring te Merilendit ne periferi te kryeqytetit te Shteteve te Bashkuara adhurues te filmave shkojne te shohin nje seri dokumentaresh te perzgjedhur. Kerkesa eshte e madhe per keto filma.
Mjaft njerez jane ketu per te ndjekur filmat me mesazh politik apo social. Nje prej tyre eshte dhe filmi Dashuri gjate kohes se luftes pjese e serive me teme paqen qe konkuroi ne festivalin e filmit Silverdocs.
Dokumenatri i Gabriella Bierit eshte historia e nje cifti t ri Osama nje palestinez nga territoret e pushtuara arabe dhe Jasmin nje izraeliteje. Te dy jane te martuar por fizikisht te ndare. Autoritet izraelite nuk i japin leje qendrimi Osames dhe Jasmines i duhet te perballet me armiqesine e palestinezeve nese jeton ne bregun Perendimor te Pushtuar.
Ata te dy jetojne perkohesisht ne Berlin. Por ata ndjehen te braktisur nga jeta.Bier thote per Zerin e Amerikes se filmi i saj eshte fytyra njerezore e konfliktit izraelito palestinez.
Ne kemi ne plan qe te shfaqim filmin dhe ne Izrael dhe ne territoret palestineze dhe te ftojme gjykatesit izraelite per ta pare ate. Sepse te ndjekesh ligjin eshte njera ane e medaljes por te shohesh se cfare veshtiresish kalojne njerezit shpresoj se mund te jete ndihme per ta.
Shikuesit jane dakort me kete mesazh.
Mendoj se histori te tilla njerezore ndertojne ura komunkimi me shume se diskutimet ee politikaneve.
Me beri te kuptoj se dija shume pak per kete realitet dhe mcsova shume gjera. Dashuria i kalon te gjitha kufijte.
Dashuri gjate kohes se luftes eshte nje nga 5 dokumentaret e perzgjedhur per serite me temen e vendosjes se paqes.
Tara Sonenshine eshte zv/presidnte ekzekutive e Institutit amerikan te Paqes e cila ka bashkepunuar per prodhimin e serialit.
Instituti i Paqes beson ne trajtimin e njejte te te gjithe komunitetit. do kush ka mundesine qe te ndihmoje per paqen.
Filmi Ditari permban nje mesazh te njejte. Regjisori Tim Hetherington perpiqet qe te permbledhe ngjarjet e dekades se luftes ne nje dokumentar prej 20 minutash. Filmi eshte nje rrefim ne vete te pare nga fronti i luftes- nga Afganistani ne Liberi. Ai ka dhe me shume ndikim tani - dy muaj mbas vdekjes se Hetheringtonit ndersa ai mbulonte luftimet ne Libi. Duket sikur zeri i tij kumbon nga banesa e fundit.
Shpetimitaret eshte filmi i Majkell King i cili eshte ne linjen e filmave per paqen. Ai trajton historine e 12 diplomateve te cilet sfiduan qeverine e tyre per te shpetuar mijera hebrej nga nazistet ne Europe gjate Luftes se Dyte Boterore.
Ne vend qe te nderoheshin ata u perjashtuan nga trupi diplomatik. Regjisori Majkell King e ka bere filmin per te na kujtuar se genocidi vazhdon.
Ne shekullin e 20-te rreth 100 milion njerez kane humbur jeten gjate genocidit eshte e pabesueshme dhe kjo ende ndodh. eshtja eshte se cfare po ndodh ne Libi kemi mijera refugjate atje ashtu si ne Sudan ne Egjipt dhe ku jane ata qe duhet ti shpetojne Ku jane
Dokumentaret nuk e ndalojne genocidin dhe nuk zgjidhin konfliktet. Gjithesesi ata hapin nje dialog me njerezve perqendrohen tek problemet me te cilat ndeshet njerezimi dhe na bejne te ndergjegjshem per konfliktet dhe pasojat e tyre.