Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë bëhet partnere me Fiera del Evante

Më 14- 17 tetor 2009, në Pallatin e Kongreseve në Tirane do të organizohet Panairi "Fiera del Levante”. Në organizimin e këtij aktiviteti që zhvillohet çdo vit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës është partnere e Fiera del Levante. Në panair do të marrin pjesë biznese nga të gjitha sektorët e prodhimit, tregtimit dhe shërbimit nga i gjithë rajoni dhe më gjërë, me synimin për të krijuar lidhje të reja biznesi në favor të rritjes dhe zhvillimit te mëtejshëm të tij, bëjnë të ditur burime nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (DHTI). DHTI ka publikuar edhe tarifat përkatëse si, për regjistrimin në Katalogun e Panairit (250 euro), për sipërfaqen ekspozuese të prodhimeve (280 euro/metër katrore), sipërfaqen për Dhomat Shqiptare të Tregtisë (168 euro/metër katrore) etj. Sipas të njëjtit burim, një aktivitet i rëndësishëm brenda ditëve të Panairit do të jetë edhe Forumi i Biznesit (BIZ FORUM), i organizuar për takimet midis partnerëve të mundshëm për të lidhur marrëdhenie të reja biznesi etj. Ky do të jetë edicioni i 9-të i Panairit "Fiera del Levante", që organizohet në Shqipëri.
...