Zhvleresimi i zgjedhjeve
Indiferenca e qytetareve ndaj kesaj qe po ndodh ka edhe nje arsye tjeter vec shkaqeve qe cuan ne zgjedhje te jashtezakonshme. Ata ndihen te lodhur nga mungesa e vazhdueshme e moralit politik ne Kosove
Nga Armand Shkullaku
As termeti politik dhe as i natyror i dy
neteve me pare nuk e kane lekundur sa duhet Kosoven. Kriza e koalicionit
qeveritar qe provokoi zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit prodhoi nje
situate absurde ku mazhoranca kerkonte rrezimin e qeverise dhe opozita mbajtjen
e saj. Ne kete paradoks qe gjithsesi e ka nje shpjegim klasa politike
kosovare duket sikur po tallet me vetveten dhe me qytetaret. Partia Demokratike
e Kosoves qe ben hesapet e saj kerkon sa me pare zgjedhje per ti kapur
kundershtaret te coroditur e te papergatitur. LDK qe gjithnje e me shume po
merr pamjen prej leshkoje te kryetarit te saj abstenon e nuk di pse dhe si
duhet te shkoje ne keto zgjedhje ndersa AAK po dallohet vetem me viktimizimin
e saj e per asgje tjeter. Pervec kesaj tabloje keto zgjedhje te
jashtezakonshme nuk po sjellin asgje te re ne Kosove e prandaj kjo e fundit
duket indiferente ndaj renies se qeverise qe normalisht do duhej te ishte nje
termet i vertete politik.
Zakonisht perpara zgjedhjeve pritjet jane te medha aq me teper kur behet fjale
per zgjedhje te jashtezakonshme. Atmosfera eshte elektrizuese njerezit presin
ndryshime gara ndiqet me pasion dhe shpresat e qytetareve per dicka me te mire
shtohen. Ato jane nje moment jetik ne jeten e nje vendi dhe ne fuksionimin e
nje demokracie. Prandaj perjetohen si lekundje te forta qe prodhojne ndryshim.
Por ne Kosove ndonese kemi te bejme me zgjedhje te jashtezakonshme asnje
lekundje nuk po ndihet. Perse po ndodh nje gje e tille perse duket sikur
askush nuk pret qe te ndodhe ndonje nderrim Shpjegimet mund te jene te shumta
por me shume se sa konfiguracioni i forcave politike te Kosoves qe favorizon
ndjeshem njeren parti kjo situate ka te beje me dicka tjeter.
Ne radhe te pare zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove nuk erdhen si rezultat
i nje krize thelbesore te koalicionit qeveritar. Ky koalicion qe kishte
perballuar situata edhe me te renda ne planin e marredhenieve reciproke nuk u
shperbe per arsye parimore e programore. As per ndonje mosrespektim te ideve
apo reforme qeverisese. Ai u prish kur Fatmir Sejdiu u detyrua te zbatoje
Kushtetuten e te lere postin e presidentit te Republikes. Nje motiv i tille nuk
ka te beje fare me perfaqesimin e interesave te elektoratit e per rrjedhoje
sigurisht qe e le indiferent ate.
Po keshtu keto zgjedhje te jashtezakonshme nuk u provokuan nga aktivizimi i
opozites nga protestat dhe aksioni i saj politik. Ato nuk erdhen as nga
levizjet qytetare apo grevat si mjete per rrezimin e nje qeverie qe deshton ne
permbushjen e detyrimeve te saj. Si opozita ashtu dhe grupimet e tjera nuk
arriten asnjehere te vetme te kanalizojne pakenaqesine qytetare sic ndodh
rendom ne vendet demokratike per te kundershtuar reformat e qeverise
privatizimet papunesine kushtet e renda ekonomike etj gje qe mund ta
detyronte kryeministrin Thaci te jepte doreheqjen.
Jo keto zgjedhje te jashtezakonshme nuk trokiten per shkaqe te tilla
natyrale. Ato u provokuan nga interesa te ngushta dhe u planifikuan sipas
llogarive politike te vete partise ne pushtet. Ato nuk po behen si pergjigje
ndaj ndjeshmerive popullore por si nje zgjidhje qe u pershtatet vete atyre qe
kane pushtetin. Prandaj kishim ate situate absurde ne parlament prandaj dhe
njerezit e atmosfera elektorale jane te ftohte prandaj dhe 12 dhjetori nuk
duket se do te ndryshoje dicka ne Kosove. Zgjedhjet po behen sepse u merzit e
ka hall Sejdiu dhe i shkojne me se miri planeve te Thacit ndaj prej tyre
pritet qe me shume se sa interesat e qytetareve te sqarojne llogarite e
politikaneve.
Indiferenca e qyetareve te Kosoves ndaj kesaj qe po ndodh ka edhe nje arsye
tjeter vec shkaqeve qe cuan ne zgjedhje te jashtezakonshme. Ata ndihen te
lodhur nga mungesa e vazhdueshme e moralit politik ne Kosove. Koalicionet dhe
ndarjet aspak parimore mes forcave politike kane bere te humbase cdo interes
ndaj tyre.
Keto zgjedhje te jashtezakonshme nuk eshte se premtojne dicka ndryshe. Ne fund
te tyre nuk eshte cudi qe PDK dhe LDK pasi te kene reflektuar per hir te
stabilitetit te vendit te behen perseri bashke per te qeverisur. Atehere jo
vetem pritjet nga zgjedhjet por edhe vete zgjedhjet cfare kuptimi ka qe te
mbahen Kur vullneti i elektoratit deformohet e zhbehet ne tryeza te
marreveshjeve te pamoralshme politike zgjedhjet e humbasin kuptimin dhe
parlamenti shnderrohet ne teater te absurdit ku qeveria eshte e lumtur qe po
rrezohet dhe opozita voton per mbajtjen e saj.